Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik në Ferizaj kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative në teren, për një të dyshuar, e cila dyshohet se merret me shitblerje të narkotikëve dhe është duke u kthyer nga Shqipëria për në Kosovë.
Gjatë ditës së djeshme pas një plani taktik nën asistimin hetuesve në Prizren, rreth orës 21:30, kanë ndaluar një veturë në të cilën ishte e dyshuara femër, Xh. N (1997) shtetase e Republikës së Shqipërisë.
“Pas kontrollit të së dyshuarës, tek e njëjta janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë. E dyshuara e lartcekur është arrestuar në vendin e ngjarjes.”, thuhet në njoftimin për media.
Pas njoftimit të Prokurorit kujdestar si dhe marrjes së urdhrit verbal nga gjykatësi i procedurës paraprake, policia ka realizuar bastisjen në banesën, në të cilën e dyshuara ka jetuar me qera dhe në tërësi tek e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale si në vijim:
• Disa qese me sasi të ndryshme me substancë të dyshuar pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për kokainë, në total 201.19 gram.
• Dy peshore dhe disa qese të zbrazëta
• Një pjatë porcelani ku është bërë matja dhe përgatitja për shtije.
• Një palë gërshërë.
• Një pasaportë .
• Një telefon celular.
• Një kartëmonedhë 20 euro.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e dyshuara Xh. N (1997), është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
![]()
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”