Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, përkatësisht në veri të vendit.
Përfaqësuesit e Listës Serbe, gjatë ditës së sotme njoftuan se do të largohen nga institucionet e Kosovës. Kjo për shkak të çështjes së targave.
E Tajani, që është edhe zëvendëskryeministër i Italisë, përmes një postimi në Twitter tha se duhet përmbajtje dhe dialog mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një kompromis të drejtë.
“Tensionet në ngritje mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese. Kërkova nga ambasadorët tanë në Beograd dhe Prishtinë të bëjnë thirrje për përmbajtje dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë. Italia është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Tajani./arbresh.info/
Preoccupano le crescenti tensioni tra Serbia e Kosovo. Ho chiesto ai nostri Ambasciatori a Belgrado e Pristina di rivolgere un appello alla moderazione e al dialogo affinché ci sia un giusto compromesso. L’Italia è impegnata per la stabilità e la sicurezza nei Balcani occidentali
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) November 5, 2022
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...