Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në një takim njohës ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Me këtë rast, kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin De Riu për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen koherente e të gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj shtetit tonë, duke nënvizuar njëherësh edhe rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë bilateral.
Po ashtu kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin italian rreth angazhimeve të Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.
Duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, ambasadori De Riu e falënderoi kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër