Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një telefonatë me homologun italian Luigi Di Maio, nga i cili ka marrë konfirmimin për ndihmën e Italisë në luftimin e pandemisë coronavirus.
Ministrja Haradinaj Stublla i ka shprehur mirënjohjen e saj homologut italian për kontributin e Italisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, përmes komandës së KFOR-it.
“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.
Gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast ministrja Haradinaj – Stublla kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi.
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media