Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari janë në fazën përfundimtare dhe se aktakuza pritet të ngrihet së shpejti.
Në një konferencë për media, Isufaj tha se Prokuroria është afër përmbylljes së hetimeve, por theksoi se rasti mbetet tejet sensitiv.
“Hetimet do të përfundojnë shumë shpejt. Nëse ne kemi siguruar provat mjaftueshëm, atëherë do të ketë aktakuzë. Është shumë sensitiv dhe kërkon maturi, nuk mund të themi asgjë më tepër, veçse hetimet janë në përfundim”, deklaroi ai.
Isufaj edhe më herët ishte shprehur se ngritja e kësaj aktakuze ishte çështje kohe.
“Për rastin e familjes Jashari do të ngritet një aktakuzë së shpejti, kur them së shpejti, shumë shpejt”, ishte shprehur ai
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...