Mbledhja e radhës e kuvendit komunal në Istog nuk ka sjell rezultat.
Pas dy raundeve të votimeve, Istogu nuk ka arritur të zgjedhë kryesuesin komunal. Asamblistët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe tre asamblistë serbë ndodheshin në votime të cilat nuk sjellën rezultat për të zgjedhur kryesuesin.
Pas këtij dështimi, asamblistët serbë kanë kërkuar një orë pauzë. Mbetet të shihet nëse mes partive do të gjendet ndonjë marrëveshje e cila do të bënte këtë komunë me kryesues të ri.
Afati ligjor për zgjedhjen e kryesuesit është vetëm edhe nesër dhe në rast se nuk zgjedhet, asambleja e komunës së Istogut duhet të shkojë në rivotim./Indeksonline
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...