Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri, ka thënë se procedimi i demarkacionit nuk ndërlidhet me kërkesën e opozitës për mocionin ndaj Qeverisë.
Ai ka thënë se kryeministri Mustafa ka vlerësuar se tani është koha e duhur që demarkacioni të shkojë në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
“Sa i përket demarkacionit është thënë nga njeriu kompentent që do të përcillet në Kuvend dhe unë nuk mund të them se a është konsultuar me partnerin e koalicionit, por këtu nuk ka çfarë të konsultohet, sepse ju e dini që ky është një obligim ligjor edhe ju e dini po ashtu që kërkesa e të gjithëve ka qenë edhe obligim i të gjithëve që kjo të bëhet dhe pse nuk është bërë deri më tani unë po e them që është vlerësuar deri në momentin kur do të duhej të bëhej”, ka thënë ai.
Duke e komentuar mocionin e opozitës, Beqiri ka thënë se nuk e di nëse do të kenë sukses, por që mbetet të shihet të mërkurën.
Këto komente Beqiri i bëri pas homazheve te varri i Fehmi Aganit./Arbresh.info/
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet