Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Ismet Bahtijari ka pranuar fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim.
Me anë të një njoftimi për media nga ZPK-ja thuhet se kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza.
Në marrëveshjen për pranimin e fajësisë të publikuar sot, Ismet Bahtijari pranon fajësinë për një akuzë për pengim dhe një akuzë për frikësim. Kjo vjen pas marrëveshjeve të ngjashme për pranimin e fajësisë të publikuara dje, ku dy të pandehurit e tjerë në çështjen gjyqësore gjithashtu pranuan fajësinë lidhur me këto akuza.
“Marrëveshja për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka z. Bahtijari pranon se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi. Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Derbi mes Arsenalit e Liverpoolit mbyllet pa gola
PDK e prerë: Nuk ka votë për president pa marrëveshje apo di...
“Dramë” në “San Siro”, Milan shpëton nga humbja në çastet e ...
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia ës...