Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, është mbajtur të hënën takimi i Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm.
Numri dy i Komunës ka bërë të ditur se lajmi i mirë është po bie vazhdimisht lakorja e infeksionit, duke shtuar se në Gjilan aktualisht janë 70 raste aktive.
Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 988 të infektuar në total, 874 të shëruar, 70 raste aktive, 18 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 17 mostra në pritje.
Edhe në këtë takim, ka dalë apeli i përbashkët për qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve, përfshirë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...