Pritjet e gjata të qytetarëve dhe shërbimet në kushte jo të favorshme për ta, shumë shpejt pritet të marrin fund në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili. Ai ka thënë se këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund
Lexoni të plotë postimin e tij:
Qytetarët tanë për shumë vite kanë pritur nëpër bodrumet e QKUK-së dhe në kushte aspak të favorshme për të marrë shërbime cilësore. Këto pritje të gjata, të mundimshme dhe aspak të shëndetshme shumë shpejt do të marrin fund. Investimi, që po e bëjmë në ambulancat e reja specialistike, do të mundësojë që qytetarët t’i marrin shërbimet e tyre në një objekt modern, në kohë dhe të pajisur me gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, përfshirë edhe laboratorët. Ata meritojnë kushte më të mira për trajtime dhe gjatë këtij mandati, ofrimi i këtyre kushteve do të jetë përkushtimi im./Arbresh.info


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...