Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka filluar të këshillohet me profesorë të shquar ndërkombëtarë për të filliar reformat enparalajmëruara nga ai në shëndetësinë kosovare.
Ismaili ka treguar përmes një statusi në Facebook se ka takuar në Turanë profesorin e tij nga Universiteti i Harvardit, Ricardo Hausmann, me të cilin ka diskutuar për gjendjen e shëndetësisë, ndërsa ka paralajmëruar se për ta kthyer gjendjen për së mbari, ekipit të tij do ti bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi dhe kafeja sot në Tiranë me profesorin tim Ricardo Hausmann, i cili është edhe një ekonomist i shquar në Universitetin e Harvardit. Të vlefshme ishin këshillat e tij në betejën tonë për ta kthyer mbarë shëndetësinë kosovare, në të cilën do të na bashkohen edhe ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar Ismaili.
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...