Zyrtari i lartë i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se PDK-ja nuk bashkëpunon me asnjë parti e cila synon të qeverisë me individë me afera korruptive. Si rrjedhojë, sipas Ismailit, gjitha partitë kanë frikë nga ballafaqimi me PDK-në, e cila synim kryesor e ka pastrimin e vendit nga korrupsioni.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vija të kuqe për të gjitha partitë të cilat synojnë që pas zgjedhjeve të 6 tetorit të qeverisin me individë që kanë afera korruptive. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” zyrtari i lartë i PDK-së Uran Ismaili, i cili ka theksuar se synim kryesor i partisë së tij është që ta fuqizojë sistemin e drejtësisë së vendit, duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Kosova është vend ku kërkon bashkëpunim të partive politike, prandaj ne si PDK vijat e kuqe i kemi kundër korrupsionit. Ne nuk bëjmë koalicion me asnjë parti, të cilat nesër do të na sjellin njerëz që kanë afera korruptive”.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten