Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve në kryeqytet, ka thënë se kohëra të tilla nuk kërkojnë kritika por bashkëpunim më të madh mes komunës dhe qytetarëve.
Ai ka postuar një foto në Facebook ku shihej pjesa e sheshit “Ibrahim Rugova”, dhe rrugës “Agim Ramadani”, ku ka shkruar se shiu i sotëm ka dëmtuar lagje të tëra në Prishtinë.
“Nuk po du me u marrë me kritikë sepse pamjet flasin vet. Por komuna duhet me kërku ndihmë nga të gjithë ne nëse nuk ka kapacitet me menaxhu këtë situatë. Kohëra të tilla kërkojnë bashkëpunim ma të madh mes komunës dhe qytetarëve, sepse veç bashkë e ndreqim. Familjet, bizneset dhe të gjithë ata që janë prekë prej reshjeve duhet me u ndihmu menjëherë dhe nga të gjithë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...