Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se gjatë këtij viti do të realizojnë me mijëra vizita sistematike të ekipeve mjekësore në tërë Kosovë, nga programi i vizitave për nëna dhe fëmijë.
“ Omeri, 1 vjeç, nga Manastirci i Ferizajt, do të ketë fëmijëri më të shëndoshë, falë vizitave sistematike të ekipeve tona mjekësore, nga Programi i vizitave për nëna dhe fëmijë. Gjatë këtij viti do të realizojmë mijëra vizita të tilla, kurse Omeri uroj të bëhet një nga kampionët tanë me të cilin nesër do të krenohemi të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten