Pas takimit të zhvilluar sot nga Kryetari në detyrë i Kuvendit, Glauk Konjufca, me nënkryetarët e partive opozitare, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, deklaroi se partia e tij është e gatshme të votojë kryetarin e ri të Kuvendit.
Sa i përket mundësisë për një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti, për çështjen e qeverisë së re, Ismaili u shpreh se do t’i përgjigjen asaj ftese kur të vijë koha.
“Kosova ka nevojë më i pas institucionet e veta sa më shpejt sidomos pas këtij procesi të stërzgjatur të numërimit të votave. Pas një stërzgjatje të numërimit të votave çdo qytetarë po na pyet se a do të fillojmë sa më shpejt që të kemi institucione të vendit. Besoj që Kuvendi gjithmonë kryetari është zgjedh, mendoj që natyrisht i takon partisë së parë që të krijojë kushtet edhe për votimin e kryetarit edhe për votimet e tjera. Sa i përket ftesës kjo është hipotetike. Mendoj që kryetari i kuvendit do të zgjidhet për aq kohë sa partia e parë e propozon një emër, dhe fillojnë procedurat qysh kanë qenë gjithmonë, nuk e shoh si problematik’’, tha Ismaili.
Ismaili ka thënë se Bedri Hamza është i gatshëm të formojë qeverinë e ardhshme, nëse partia e parë Lëvizja Vetëvendosje dashton ta bëjë një gjë të tillë./Arbresh.info
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...