Festës së Vetëvendosjes në sheshin e Prishtinës i janë bashkuar edhe partnerët e koalicionit nga AKR.
Islam Pacolli duke uruar prishtinasve fitoren e Shpend Ahmetit, tha se pavarësisht tentimeve për rrëzim, ata së bashku i kanë kaluar dhe kanë fituar që me Shpend Ahmetin, ta qeverisin Prishtinën për katër vite.
“Sot fillon një qeverisje e re ku nuk do të lejojmë ata që e kanë zhvat vendin të vijnë ta udhëheqin Prishtinën. Ju i keni thënë stop të keqes dhe e keni kërkuar qeverisjen e mirë prandaj e uroj Shpend Ahmetin që do të qeverisim së bashku si koalicion. Sot dolëm me fitore pavarësisht se tentuan të na rrëzojnë, ne me këmbëngulje fituam dhe do qeverisim për katër vite me kryeqytetin”, tha Pacolli.
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell