Islam Pacolli kërkon drejtësi për rastin e të miturës në Drenas
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli është shprehur i tronditur me rastin e të miturës ne Drenas.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se ky rast duhet dënuar, shkruan arbresh.info.
“Jam i tronditur nga rasti i fundit i abuzimit seksual me të miturën nga qyteti i Drenasit. Një rast si ky, është i papresedan, i turpshem dhe si i tillë duhet denuar në bazë të dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës. Është edhe më e dhimbëshme kur ky abuzim ka ndodhur nga një mësues dhe një polic, të cilët janë të thirrur të ofrojnë edukim, respektivishtë siguri”, ka shkruar ai.
Deputeti ka kërkuar që ratstet e tilla të raportohen teksa ka përgeuzra mediet për punene e bërë.
“Raste të tilla duhet raportuar e dënuar, andaj përgëzoj mediat të cilat kanë hulumtuar dhe raportuar rastin në fjalë, në të njejtën kohë ftoj secilen nga ju (vajza dhe gra), që mund të jeni cak i sulmeve e kërcënimeve të tilla, të i raportoni pranë organëve përkatëse në mënyre që të marrin denimin e merituar”, ka shkruar ai.
“Shoqëria jonë është e ndërtuar mbi vlera morale e njerëzore, andaj raste të tillë nuk duhet lejuar të cenojn këto vlera shoqërore”, ka përfunduar Pacolli.
Ndryshe gjatë ditës kanë reaguar edhe krerët e shtetit duke kërkuar drejtësi./Arbresh.info/
Lexo edhe: Pacolli kërkon veprim urgjent për rastin e të miturës në Drenas
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...