Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive, është gjetur pa shenja jete personi Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania, Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit, trupi i pajetë është lokalizuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, shkruan Arbresh.info.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Jashari dhe falënderon të gjitha ekipet e angazhuara për profesionalizmin dhe përkushtimin në këtë operacion.”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?