Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të pakuptimtë debatin në Këshillin e Sigurimit në OKB mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin serb.
Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ai tha se të dyja shtetet duhet të përqendrohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm.
“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”, shkroi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare poashtu tha se Shqipëria do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, mirëpo kërkoi nga liderët e Kosovës që të koordinohen ngushtë me aleatët.
“Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka shkruar kryeministri Rama.
It was a pointless session. The UN Security Council is clearly not the venue for anything related to Kosova. As two sovereign countries aspiring for EU membership, Kosova and Serbia should fully concentrate on the EU-facilitated dialogue and focus on reaching agreements on…
— Edi Rama (@ediramaal) February 9, 2024
TikTok më i sigurt, por jo më i njëjti? Pasojat e marrëveshj...
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...