Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit , në ora 04:10, gjatë patrullimit në rrugën ‘’Brahim Ademi’’ në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet me targa vendore dhe pas kontrollimit të automjetit dhe personave, është ndaluar një person me inicialet E.T (M/K) i moshës 49 vjeçar, thuhet në një komunikatë për media.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme ’’ me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.
I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër