Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, gruaja që ishte duke marrë trajtim sipas policisë kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa, theksohet se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Prishtinë / 09.04.2025 – 17:00. Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...