Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Eqrem Kryeziu, mbështet qëndrimin e Vjosa Osmanit në Kuvend, e cila votoi kundër mocionit të partisë së saj për rrëzimin e Qeverisë Kurti,.
Kryeziu, thotë se nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka mbajtur qëndrim parimor në lidhje me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ai, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka shkruar se miqtë e tij në LDK, që kishin qëndrim të kundër me Osmanin, nuk duhet t’u mbetet hatri, sepse sipas Kryeziut, ata janë shumica.
“Nuk është e ndershme po nuk e pranuam botërisht se zonja Vjosa Osmani mbajti një qëndrim parimor për t’u admiruar në Kuvendin e Kosovës së fundmi. Sigurisht se kam miq në Lidhjen Demokratike të Kosovës që vepruan ndryshe nga Vjosa. Nuk do të dëshiroja ta ndiejnë veten të fyer nga deklarimi im, por ata mund ta ngushëllojnë veten, sepse janë më shumë”, ka shkruar Kryeziu./arbresh.info
Supergoli i Ilievskit e dërgon Prishtinën në epërsi pas pjes...
Festë apo vajtim? Vdekja e Khameneit nga sulmet SHBA-Izrael ...
Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...