Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.
Shea ka thënë se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t`iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.
“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea./rtk
Mungesë transparence tek analizimi i rasteve nga FFK-ja, pri...
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...