I ftuari i radhës në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale Faik Zogaj, ka vendosur të mos i përgjigjet ftesës së Tribunalit Special.
Ish-ushtari i UÇK-së, ka shkruar në Facebook se ftesës në cilësinë e të akuzuarit nuk do t’i përgjigjet.
“Të nderuar familjarë, miq dhe shokë, dua t’ju informoj se kam pranuar ftesë në cilësinë e të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës nuk do t’i përgjigjem me datë 21.03.2020”, ka shkruar ai.

Tutje, Zogaj ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale.
“Unë personalisht nuk e njoh këtë gjykatë derisa kjo gjykatë t’i dënojë kriminelët që i vranë më të dashurit e mi brenda në shtëpi”, ka shkruar Zogaj.
Ftesën për ish-ushtarin e UÇK-së, Faik Zogaj e ka konfirmuar edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Faik Zogaj i cili është ftuar sot në mëngjes”, ka shkruar Gucati.

Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...