Mbi 100 ish luftëtarëve nuk po u njihet statusi i veteranit, edhe pse ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Ata kanë paralajmëruar se nesër (e martën), do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Disa ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk po iu njihet statusi i veteranit të luftës. Njëri nga ta është edhe Bajram Haziri, i cili thotë se për të kërkuar statusin që po u mohohet, ai së bashku me bashkëluftëtarët do të protestojnë të martën para Qeverisë së Kosovës.
“Më mohohet statusi si ish-ushtar i UÇPMB-së në Zonën e Karadakut. Nga fillimi kam qenë pjesëtar i UÇPMB-së në fshatin Dobrosin. Komandant e kam pasur Feriz Kabashin. Më pas kam kaluar në zonën e Qarrit. Nesër e kemi një protestë të qetë para Qeverisë”, deklaroi Bajram Haziri për RTV Dukagjinin.
Haziri thotë se fajtor për mohimin e statusit të veteranit është, ish – komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu.
“Unë fajtor për këtë çështje e bëj Shefket Musliun, sepse ai ka qenë komandanti kryesor i të gjitha zonave. Ai është ai që duhet të nënshkruajë dokumentet që në të përfitonim këtë status”, tha Haziri, përcjell Telegrafi.
RTV Dukagjini ka provuar të kontaktoj me ish-komandantin Shefket Musliu, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Haziri, përveç dokumenteve që posedon, ka si dëshmi se ka qenë pjesë e UÇPMB-së edhe ish-komandantin e UÇPMB-së, Feriz Deliun i njohur me nofkën “Komandant Kabashi”.
“Bajram Haziri ka qenë një ndër luftëtarët më të mirë. Ky nuk është i vetmi, janë mbi 100 ushtarë që kanë marrë pjesë në Zonën e Karadakut, e që sot janë pa status. Shkaktarët janë përfaqësuesit tonë që vet më së paku kanë marrë pjesë në vijat e frontit e nuk i kanë njohur ushtarët. Neve nuk na ka pyetur askush. Unë i kam premtuar Bajramit edhe të tjerëve se unë jam me ju dhe të tjerët ku të është e nevojshme për të thënë të vërtetën. Sot më vjen turp që këta nuk e gëzojnë statusin sikurse unë”, tha Feriz Deliu.
Janë mbi 100 persona të tjerë, që po thonë se nuk po ua njohin statusin e veteranit edhe pse ishin pjesë e UÇPMB-së.
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...