Mbrojtësi i Torquay United, Ryan Higgins është detyrohet të pensionohet herët për shkak se është diagnostikuar me një problem në zemër.
23-vjeçari, i cili nisi karrierën e tij te Evertoni, nuk ka luajtur për skuadrën në Ligën Ndërkombëtare që nga muaji nëntor pasi iu nënshtruar një testi mjekësor, transmeton portali arbresh.info. Higgins, i cili bëri 18 paraqitje për Torquay qysh pasi iu bashkuar klubit verën e kaluar, i uroi skuadrës së tij sukses në të ardhmen pasi njoftoi lajmin tragjik te bashkëlojtarët e tij.
“Kam qenë në stërvitje këtu në Torquay kur mora një thirrje nga familja ime që ma tha se motra ime është dërguar në spital”, ka thënë ai fillimisht për faqen zyrtare. “Kam qenë për disa javë larg me familjen time në atë kohë që ishte mjaftë shqetësuese për të gjithë ne”

“Bëra një rikthim të shkurtër në futboll, por pas disa hulumtimeve, doktorët na informuan se gjendja e motrës time ishte trashëguese dhe se e gjithë familja duhet t’i nënshtrohet testeve”
“Ishte një proces i gjatë dhe i vështirë dhe ne pranuam lajmin më të keq të mundshëm javën e kaluar, kur u konfirmuar se unë duhet të pensionohem nga futbolli”
“Futbolli ka qenë jeta ime dhe ishte e gjitha që doja të bëja që nga mosha katër vjeçare”
Higgins ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Birgmingham City, Tamworth, Telford United dhe Chester./arbresh.info/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell