Sot, në Kosovë po qëndron Presidenti i Lëvizjes Paneuropa për Gjermani, Bernd Posselt.
Ai do të ketë takime me shumë zyrtarë të lartë të vendit.
Bernd Posselt për 20 vjet rresht ka qenë eurodeputet në Parlamentin Evropian në Bruksel nga radhët e Unionit Social Kristian – CSU, të Bavarisë.
Gjatë qëndrimit sot në Kosovë, Possselt ka një agjendë të ngjeshur.
Ai do të ketë takime me ministren e Jashtme Donika Gervalla, Kryetarin e Parlamentit Glauk Konjufca, dy nënkryetarët e Kuvendit: Enver Hoxha dhe Anton Cuni, ish Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, Ipeshkvin e Kosovës Dodë Gjergjin, e tjerë.
“Për mua është e rëndësishme të flas me aktorë të ndryshëm politikë në vend gjatë vizitës sime në Republikën e Kosovës në një kohë shumë dinamike” tha Posellt në një deklaratë për Radio Kosovën.
Posellt është President i Bashkimit Pan-Evropian të Gjermanisë, anëtar i komitetit ekzekutiv të partisë CSU, ndërsa ka qenë edhe Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian për një kohë të gjatë.
Nga vitit 1994 deri në vitin 2014 ka qenë erurodeputet kurse që nga viti 1990 ka qenë një përkrahës i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Bernd Posselt ka qenë për shumë vite miku dhe kolegu më i afërt i Otto von Habsburg-ut dhe mik i ngushtë Presidentit Ibrahim Rugova .
President i Bashkimit Pan-Evropian të Gjermanisë, në vizitën e tij në Kosovës shoqërohet nga Christian Hoferer, President i Rinisë Pan-Europiane të Gjermanisë.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit