Ish-prokurori Elez Blakaj i kundërpërgjigjet Agim Cekut :Si ushtarak profesional, i keni shkel ligjet dhe rregullat për verifikim

09:09 | 16 Qershor 2019

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, i cili kishte nisur hetimin e fryerjes së listave të veteranëve të UCK-së, ka reaguar pas akuzave që ia bëri zëvndësministri Agim Çeku, raporton arbresh.info.

Blakaj, i cili kishte dhënë dorëheqje si pasojë e kërcënimeve të pranuara për punën e tij, përmes një postimi në Facebook i ka quajtur tendencioze deklaratat e Çekut, që sipas tij, janë përpjekje të lodhëta që përmes etiketimeve te pabaza ta fshehë përgjegjësinë e tij të cilën e kishte si kryetar i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Statusit të Veteraneve të UÇK-së.

Blakaj i ka numëruar të gjitha veprimet e zëvendësministrit Agim Çeku në rastin e veteranëve.

“Deklarime tendencioze dhe përpjekje të lodhëta të zv. Ministrit Çeku që përmes etiketimeve të pabaza ta fshehë përgjegjësinë e tij, të cilën e kishte si kryetar i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Statusit të Veteraneve të UÇK-së. Sinqerisht nuk ja vlen të shpenzohet kohë për t’ju përgjigjur akuzave të tilla, por për hir të të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar dhe sakrifikuar, miqve dhe te afërmve të cilat kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të mbesin pjesë e krenarisë se UÇK, ndjej obligim tu përgjigjem këtyre akuzave, të cilat kanë tendencë të qartë për ndërhyrje në drejtësi, DUKE E ETIKETUAR KËTË PROCES SI ANTI UÇK”, thuhet në reagimin e ish-prokurorit special.

Reagimi i plotë:

Deklarime tendencioze dhe përpjekje të lodhta të zv. Ministrit Çeku që përmes etiketimeve te pabaza ta fshehë përgjegjësinë e tij të cilën e kishte si kryetar i Komisionit për Verifikim dhe Njohje të Statusit të Veteraneve të UÇK-së.

Sinqerisht nuk ja vlen të shpenzohet kohë për t’ju përgjigjur akuzave të tilla, por për hir të të gjithë atyre të cilët kanë kontribuar dhe sakrifikuar, miqve dhe te afërmve të cilat kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të mbesin pjesë e krenarisë se UÇK, ndjej obligim tu përgjigjem këtyre akuzave, te cilat kanë tendencë të qartë për ndërhyrje në drejtësi, DUKE E ETIKETUAR KËTË PROCES SI ANTI UÇK.

– Po ia rikujtoj zv. ministrit Çeku (meqë i thotë vetes ushtarak profesional) dhe të gjithë atyre të cilët kanë pas përgjegjësi institucionale, se lufta në Kosovë ka mbaruar që 20 vite dhe është e turpshme se si i keni trajtuar dhe po vazhdoni ti trajtoni ushtarët e UÇK-së, ne veçanti dëshmorët.

– Për 4 vite me rresht, si ushtarak, keni pas mundësinë edhe zyrtarisht (edhe pse të vonuar) që në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Verifikim dhe Njohje ta Veteraneve të UÇK-së përfundoni një proces shumë të rëndësishëm PËR TË GJITHA KATEGORITË E VETERANEVE TË UÇK-së, fatkeqësisht nuk keni arritur ta përfundoni.

– Vendimet tuaja (si ushtarak profesional) se bashku me komisionin shtetëror për Verifikim dhe Njohje, I PARI I KENI SHKEL JU.

– Si ushtarak profesional, i keni shkel ligjet dhe rregullat për verifikim dhe njohje te veteraneve te UÇK-së te cilat edhe vet si Komision Shtetërorë i keni hartuar, e madje po ua rikujtoj se ju vet si Komision Shtetëror e keni bërë kategorizimin e veteraneve: Invalid I luftës se UÇK-së, Veteran luftëtarë i UÇK-së, I Internuar I UÇK-së, Pjesëtarë I UÇK-së, Pjesëmarrës I luftës dhe Ushtarë i zhdukur ( I pagjetur) I UÇK-së, POR GJATË PROCESIT TE VERIFIKIMIT DHE NJOHJES I KENI MYLLUR QËLLIMISHTË SYTË edhe pse keni qenë shumë mirë të informuar se çka po ndodhë në realitet.

– Se sa keni qenë të njoftuar për atë se çka po ndodhë me verifikimin dhe sa po respektohen kriteret ligjore dhe çfarë vendimesh keni mare, e tregojnë më se miri audio-incizimet në mbledhjet e Komisionit (të cilat shpresoj se edhe publiku do ketë mundësi ti dëgjoj gjatë procesit gjyqësor publik).

– Si ushtarak profesional, po ua rikujtoj, se një proces i verifikimit shtetëror për verifikim dhe njohje të statusit të veteranit të UÇK-s, I CILI ËSHTË ZHVILLUAR NGA NJERËZIT E NJEJTË NE KOMISION SHTETËRORË NE SHKALLËN E PARË DHE SHKALLËN E DYTË ( SIPAS ANKESAVE), nuk mund të quhet ndryshe, pos i kundërligjshëm. Madje nuk ka jurist, teori e praktikë e rregullt juridike modern në botë, që çfarëdo procesi administrative apo gjyqësorë të thjeshtë e pranon si valid (të vlefshëm), kur personat e njëjtë I zhvillojnë procedurat në shkallën e parë dhe shkallën e dytë, siç keni bërë ju si Komision Shtetërorë.

– Andaj janë të gjitha këto veprime të cilat ia ka kanë ngulë gozhdën UÇK- së. Përndryshe, kurrë asnjëherë, askush, bash askush nuk mundet ta mohoj mundin, angazhimin, sakrificën e djemve dhe vajzave tona qe sot ta kemi Kosovën. U thua…… çfarë do të thonin ata djem dhe vajza të cilët kanë rënë për këtë Kosovë SOT, nese do të mund të flisnin, sepse familjarët e dëshmorëve po e shohim se çfarë po flasin dhe çfarë po thonë!

“Përjetësisht u përkulemi dhe i nderojmë të gjitha ata të cilët kanë rënë për lirinë e Kosovës
Me respekt
Elezi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara