Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka marrë me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Sejdiu ka thënë se Rexhepi, ndonëse në rrethana të ndryshme, një jetë të tërë ishte në shërbim të vendit, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e Sejdiut në Facebook:
Sot, morëm lajmin e pikëllueshëm për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.
Bajram Rexhepi, ishte një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Në ditët më të vështira dha kontribut të veçantë për vendin përmes profesionit tij si mjek, ku edhe shërbeu në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa, pas luftës kontributin e tij e dha si njeri me përgjegjësi politike.
Bajrami Rexhepi, ndonëse në rrethana të ndryshme, megjithatë, një jetë të tërë ishte në shërbim të vendit.
Në këto momente jo të lehta jemi bashkërisht me ju familje Rexhepi.
Ngushëllime Juve dhe gjithë qytetarëve të vendit!./arbresh.info.
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...