Ish-presidenti i Serbisë dhe njëkohësish kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç deklaroi gjatë një interviste se nëse do të ishte ai në krye të shtetit, nuk do ta nënshkruante kurrë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Atë që kam parë deri tani dhe çfarë është shfaqur në publik, nuk do ta nënshkruaja. Dhe ndryshe nga të tjerët, këtë nuk e them në mënyrë demagogjike, por qëndroj me pjesën time pas, pasi nuk pranova të nënshkruaj atë që më vonë u nënshkrua nga ky pushtet si Marrëveshja e Brukselit”, tha Tadiç.
Më tej, ish-presidenti lëshoi akuza të ashpra ndaj Aleksandër Vuçiç, duke thënë se qeveria aktuale ka përgjegjësi historike pasi është duke e humbur Kosovën në kohë paqeje.
“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”, shtoi ish-kreu i shtetit./A2 news
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...
Ilir Ferati reagon për situatën në parti: LDK është më e mad...
Komuna e Suharekës hap afatin për aplikim për vlerësimin e d...
Orientimi antiperëndimor i Serbisë
Sulmet/ Zelensky njofton se do të shpallë gjendje të jashtëz...