Ish-presidenti Rumun, Traian Basescu, i cili njihet edhe si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se Gjermania i ka bërë presion shtetit Rumun që ta njohë Kosovën.
Basescu, për një televizion rumun deklaroi se shteti i tij nuk mund ta njohë Kosovën, pasi që sipas tij kjo do të shkaktonte reagime dhe komplikime në Moldavi për shkak të situatës së Trasnistrisë, krahinë kjo e vetëshpallur si shtet në Moldavi, transmeton lajmi.net.
“Rumania nuk mund ta përballojë njohjen e Kosovës, pavarësisht se çfarë premtimesh i ka bërë Gjermania liderëve kosovarë. Kjo do të shkaktonte një shpërthim në Moldavi për shkak të situatës në Transnistri, e cila është e njëjtë me Kosovën. Nëse Rumania e njeh Kosovën, do të duhej ta njihte edhe Transistrinë dhe Krimenë. Le t’i njoh ai (ministri i Jashtëm gjerman) ato vende”, deklaroi Basescu.
Ndryshe, Rumania është njëra ndër pesë vendet evropiane që nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Greqinë, Qipron dhe Sllovakinë.
Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekord...
Cakolli: LVV drejt 56–57 mandateve, rezultati final varet ng...
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit