Fatmir Sejdiu – Ish President i Kosovës, në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke folur në emisionin e sotëm ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka shkëputur çaste dhe emocione nga rrjedha e orëve të para shpalljes së pavarësisë. Duke sjellur këto shkëputje, ish-presidenti Sejdiu ka thënë se kishte pak gjumë dhe shumë emocion në natën e 16 shkurtit.
“Pak gjumë kishte në natën e 16 shkurtit. Nuk kishte rehati personale, kishte emocione tek unë sikur tek çdo shqiptar. Po vinte një moment që nuk kanë pasur fatin ta presin gjeneratat e tjera. Po përgatiteshin kërkesat për njohje. Datë e paharrueshme. Kishim këtë fat si gjeneratë. Me rëndësi që ishte një gëzim.”
I pyetur për detaje të tjera të atyre orëve, Sejdiu ka kujtuar edhe lajmin për urdhër arrest nga Serbia.
“Fletarrestet i kishin ndarë gratis Serbia nga 15 vjet , e kishin paraparë një dënim më burg së paku 15, nga një për mua, kryeparlamentarin Krasniqi dhe Thaçin.”
Sejdiu më tej ka folur edhe për motin e ftohtë, duke kujtuar se edhe temperaturat e ulta të asaj dite ishin në favor të kontrollimit të masave që festonin.
“Absolutisht ishte gjithçka e koordinuar. Edhe moti është parashikuar që të jetë I kthjellët por i ftohtë. Por emocionet nuk ndaleshin. Kishim komunikime me qendrat e Kosovës.”-thotë Fatmir Sejdiu, president në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë