Ish-ministrja e Integrimit Europian në qeverinë paraprake, Mimoza Ahmetaj, ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili tha se heqja e vizave për kosovarët mbase mund të fillojë brenda javësh, e më pas procesi të përfundojë tërësisht për disa muaj.
Ahmetaj ka thënë në një intervistë për Klan Kosovën se jo që nuk është punë javësh, por është “jo serioze të flitet për afate kohore”.
“Duke marrë parasysh numrin e institucioneve të BE-së që ky proces që i ngërthen në vete; Komisionin, Këshillin e Parlamentin Europian nuk është çështje javës”.
Gjithsesi, ajo ka pohuar se e rëndësishme është që Kosova t’i kryej punët e veta.
“E rëndësishme për ne është që të ratifikohet demarkacioni që ne nga Kosova të mos e bllokojmë procesin”./Klan Kosova/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...