Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga të gjitha qytetarët në vend dhe në mërgatë që të lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka kërkuar nga qytetarët që përmes miqve të huaj, tu tregohet e vërteta e Kosovës pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, ai ka kërkuar që në profilet në rrjetet sociale të vendosin dy “hashtag”, #KosovoInNAto dhe #KosovoInEu
Postimi i plotë i Mehajt:
Të nderuar personalitete, artistë, intelektualë, liderë, shokë, profesorë, senator, kongresmen, lobist, Shoqata, dhe të gjithë qytetarë të nderuar të Kosovës, të mërgatës Kosovare dhe matanë ndërkombëtar. Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,
Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur
Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë:
– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.
– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.
– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.
Ju faleminderit paraprakisht për angazhimin tuaj.
Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNato #KosovoInEU./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim