Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Haradinaj, Abelard Tahiri ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e tij nga Gjykata Speciale.
Tahiri ka thënë në Rtv Dukagjini se Gjykata Speciale e ka intervistuar atë për shkak të fondeve që Qeveria kë dhënë për personat e ftuar nga Specialja.
“Më kanë pyetur për pagesat dhe cilat fonde janë shpenzuar për të intervistuarit e Hagës. Më kanë pyetur a kam shpenzuar para nga fondi rezervë, apo nga ndonjë burim tjetër”, ka treguar Tahiri.
Ish-ministri i Drejtësisë thotë se në muajin korrik Qeveria do të vendos nëse do t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale, përcjell Telegrafi.
“Do ta shohim Albin Kurtin nëse do ta mbajë premtimin kur ka premtuar se ai nuk dorëzon në Hagë ushtarët e UÇK-së”, ka deklaruar Tahiri.
Tahiri ka thënë se Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i është bërë këtij vendi.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...