Një ish-minator nga Mitrovica, Hajrullah Haliti ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës pak para fillimit të seancës së 48-të konstituive.
Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të formohet Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se ‘mos me jep arsye me kënaq shkaun’.
“Në emër të ish-minatorëve dhe të punëtorëve të kombinatit “Trepça”, me 17 nëntor të vitit 1988, më 16 nëntor kemi marrë vendim me ardhë në këmbë në Prishtinë për të kërkuar të drejtën tonë. Na janë cenuar të drejtat prej shkaut, na morëm vendim me ardhë kamë për Prishtinë. Këtu, janë duke punuar, këtu më kanë burgosur, këtu ku kemi marr vendim për mu nis për Prishtinë. Sot kam vendosur se prej 1260 minatorëve, edhe 217 jemi gjallë. Kam qenë edhe një javë kam kërku, ma kanë refuzu. Vullneti për me e tregu të vërtetën, për çka kemi luftuar. Kërkesa jonë është që ju dhamë votat, ju besuam, mos na e kepërdorni”, tha ai.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...