Ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni sot varroset në Gllogjan.
Ai kishte disa ditë që po qëndronte i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, mirëpo, Hyseni nuk arriti t’i bëjë ballë më dhe të hënë mbrëma ai vdiq.
Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi, për shkak të gjakderdhjes masive në tru.
Madje, atij i ishte refuzuar tani edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim, shkruan IndeksOnline.
Përndryshe, Avni Hyseni la pas vetes dy vajza.
Ai kishte qenë pjesë e UÇK-së, teksa më pas ishte pjesë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.
Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë.
Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”.
Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...