Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Uk Lushi, i cili kishte lënë Amerikën duke iu bashkangjitur Batalionit të Atlantikut, në luftën për çlirimin e Kosovës, e vlerëson të gabuar numrin e veteranëve të UÇK-së.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nuk ka mundësi që kanë qenë 46 mijë ushtarë në betejë të UÇK-së.
Lushi ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë një hetim dhe t’i jepet dënimi i merituar për ata persona që vjedhin statutin e veteranit. /ZERI/
Ky është postimi i tij i plotë:
Nuk ka mundësi që kemi qenë 46 230 ushtarë beteje në UÇK. Kërkoj nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që të propozojnë dhe miratojnë “Ligjin e Nderit Ushtarak” siç e ka Amerika “The Stolen Valor Act”, sipas të cilit nëse një person vjedh apo mashtron me merita dhe medalje luftarako-ushtarake, atëherë personi dënohet me gjobë dhe/ose me burg. Prokuroria duhet të fillojë hetimin e rasteve mashtruese dhe gjykatat duhet të japin dënimet më drakonike për hajnat e statutit të veteranit/veteranes dhe të njëjtën duhet ta bëjnë me personat zyrtarë që janë përgjegjës për futjen në lista të atyre që nuk ishin luftëtarë beteje në UÇK.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...