Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, Kuvendi i Komunës së Klinës, sot, unanimisht ka votuar për ndarjen e titullit “ Nderi i Qytetit” ish- Kryetarit të Komunës së Klinës, Ismet Rraci.
Siç njofton zyra për infomim e Komunës së Klinës, propozimi i kryetarit Bashota është mbështetur nga të gjithë anëtarët e subjektet politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës së Klinës.
“Në përvjetorin e vrasjes së ish- Kryetarit të Klinës, pedagogut, veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, Ismet Rraci, propozoi që ai të shpallet “ Nderi i Qytetit”, për kontributin e dhënë jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe për ngritjen e kapaciteteve demokratike e shtetformuese”, ka propozuar Bashota.
Ish- Kryetari i Klinës, Ismet Rraci, emrin e të cilit e mban shkolla më e madhe në Komunën e Klinës, në të cilin me vite kishte punuar Ismeti, është vrarë më 23 prill 2001.
Akademia përkujtimore dhe aktivitetet tjera në 16- vjetorin e vrasjes së Ismet Rracit do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...