Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë: Dialogu nuk u ndal për shkak të taksës

16:16 | 18 Dhjetor 2019
M. A.

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri duke kritikuar pretendimet për ndryshime të territoreve, tha se nëse nuk ka njohje të qëndrueshme me Serbinë me kufijtë aktualë, do të ketë luftë.  

Kështu u tha sot në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës që ka organizuar mbi rrugën finale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri bëri thirrje gjithë skenës politike në Kosovë që të mendojnë në mënyrë gjeopolitike, pasi opsionet që janë vënë në tavolinë për ndryshime të kufijve janë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Dialogu nuk është ndal për taksën, është ndal për çështjen që ke duke u rrezikuar Kosova, një Kosovë që mezi e ka fitu të drejtën për pavarësi”

“Pa njohje reciproke nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, do të ketë luftë”, ka thënë Tahiri.

Qysh prej nëntorit të vitit 2018 kur Qeveria Haradinaj i ka vënë taksën 100 për qind mallrave serbe si pasojë e lobimit të tyre për çnjohje të Kosovës, dialogu me Serbinë është stopuar. Pala serbe po kërkon fillimisht largim të saj pastaj rifillim të dialogut, derisa Haradinaj ka theksuar se heqja e taksës mund të ndodhë vetëm pas njohjes së Kosovës si shtet nga Beogradi zyrtar.

Shpërndaje në rrjete sociale