Carl Bildt, ish-kryeministri i Suedisë, i ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën sot në Kosovë dhe rezultatin në favor të Vetëvendosjes.
VV’ja e Albin Kurtit po prin me 26.00 për qind të votave, ndërsa janë numëruar mbi 80 për qind të votave.
Ish-kryeministri suedez që tash është bashkëdrejtues i Këshillit Evropian, në profilin e tij në një postim në Twitter, ka shkruar se rezultati pro Kurtit tregon revoltë të popullit të Kosovës ndaj politikës deri tani.
“Me 75 për qind të votave të numëruar, duket se Vetëvendosje e Albin Kurtit do të udhëheqë. Edhe pse jo shumë e papritur, kjo padyshim që tregon një zemërim të madh në politikën kosovare”, ka shkruar Bildt në twiter./albinfo.ch
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media