Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se veprimet shtetërore të Kosovës duhet jenë të koordinuara me vendet mike.
“Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri”, ka shkruar ai.
“Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës”.
Ky reagim i ish-kryeministrit Hoti vjen pas një deklarimi të bërë nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku ka thënë se ShBA dënon përpjekjet e Kosovës për t’i futur kryetarët e zgjedhur në veri nëpër objektet komunale.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...