Ish-Komandanti i UÇK’së nga rajoni i Prizrenit udhëton në Hagë

15:19 | 31 Tetor 2022
A Z

Sot ka udhëtuar drejt Hagës, një tjetër komandant i UÇK-së nga rajoni i Prizrenit, Sadik Halitjaha.

Halitjaha ka udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës në ora 12:30 me ftesë të Prokurorisë Speciale.

Arbresh.info ka mësuar nga burime të saj brenda zyrës të OVL-UÇK-së në Prizren.

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim para dy vitesh./arbresh.info/