Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas shtyrjes së konferencës për Thaçin dhe të tjerët.
Përmes një postimi në facebook, shtyrjen e saj e lidh me datën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton arbresh.info
Sipas tij, Gjykata Speciale po druhet se prezenca e tyre para zgjedhjeve do të ndikojë tek votuesit.
Postimi i plotë:
“Me publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës ende pa u konfirmuar, Gjykata Speciale bëri gjeopolitikë. Me shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjyqtarit të Procedurës, sepse jemi në prag të ditës së zgjedhjeve, Gjykata Speciale bëri kalkulim politik. Po i frikësohen paraqitjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe në Dhomat Speciale në Hagë. Po druhen që prezenca mediale njëditore e tyre ndikon te votuesit dhe ua prishë atyre skenarin politik, që po mundohen ta jetësojnë në emër të drejtësisë”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram