Nehat Idrizi tashmë edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të shtetit.
Ai ka bërë të ditur se ka njoftuar gjitha partitë politike në vend, transmeton Arbresh.info.
“Dëshiroj t’ju informoj për kandidaturën time për President të Republikës së Kosovës. Si një kandidat apolitik, kërkoj mbështetjen tuaj dhe të subjektit tuaj politik për kandidaturën time.
Unë besoj thellë që Kosovës i duhet një President apolitik dhe konsensual. Unë ju garantoj që do të punojmë së bashku për të arritur objektivat shtetërore”, thuhet në letrën e Idrizit drejtuar partive të cilën e ka konfirmuar edhe për Arbresh.info.
Ndryshe, Idrizi ka qenë gjykatës, profesor dhe Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...