Deklarata e Zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme ,Gjergj Dedaj se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta në vend. Kësisoj, disa politikan kosovarë po kërkojnë nga Kryeministri, Ramush Haradinaj që Dedaj pas këtij veprimi të shkarkohet nga pozita që mban në dikasterin diplomatik.
Se deklarata e zv/ministrit, Dedaj është e dënueshme, e thotë edhe ish deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi, njëherësh Kryetar i Partisë “Fjala”. Ai thotë se dënimi për këtë deklaratë parashihet gjegjësisht me nenin 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Kryeministri Haradinaj duhet ta shkarkoj menjëherë zv. ministrin Gjergj Dedaj, i cili edhe më herët ka fyer dhe ofenduar qytetarët musliman të Kosovës. Tash ofendon ndër aleatët kryesor të vendit tonë, Turqinë”, është shprehur Kelmendi për “Indeksonline”.
Ndryshe, ish- lideri i Partisë Liberale të Kosovës në deklaratën e cila ka bërë bujë të madhe këto ty shtete i ka quajtur ‘Shtriga të Ballkanit’.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër