Ish pjesëtari i PDK-së, tani pjesë e AAK-së, Naim Bazaj, ka nënshkruar peticionin e Lëvizjes Vetëvendosje ku kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të reja. Kjo është parë në disa fotografi në njoftimin e kësaj të fundit në faqen zyrtare në Facebook. Kjo ka ndodhur me rastin e vizitës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në Drenas.
Në një prononcim ndërsa mohon zërat të ketë kaluar në Vetëvendosje, Bazaj thotë se një ndër arsyet që e ka nënshkruar peticionin janë shkarkimet e bordeve nga Kurti.
Unë nuk kam kaluar në Vetëvendosje, sepse ka disa zëra që thonë se kanë kaluar. Por e kam mendimin tim dhe jam për me shku në zgjedhje të reja. Po mendoj që këto partitë të cilat kanë qenë në pushtet deri tash i kanë pas ofruar disa familjarë të vet në pozita kyçe si përshembull nëpër borde. Dhe me veprimet të cilat i ka marrë qeveria Kurti, duke i shkarkuar ata, për këtë kam mendu pse mos me u bo zgjedhjet. E mira e t’mirës është të shkojmë në zgjedhje të reja, le ta provojë secili fatin, secila parti”, ka deklaruar Balaj për “Zërin”.
Ndërsa në fund ai thotë se do t’i shërbejë secilit që sipas tij punon mirë.
“Nuk është me rëndësi as garojë unë apo jo. Me rëndësi është që të jenë njerëz të pa korruptuar. Për qëllime dhe punë të mira jam i gatshëm të ja bëjë argatin gjithsecilit”, përfundon deklarata e tij.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...