Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimin më të ri. Në partinë e Fatmir Limajt sot ka aderuar ish anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevdet Smakiqi.
Më këtë rast, kreu i Nismës i ka uruar mirë se ardhje, Smakiqit. Lideri i Nismës, e ka vlerësuar si profesionist të madh Smakiqin.
“Xhevdet Smakiqi është një profesionist i madh. Është kënaqësi që ai po vjen në shtëpinë tij. Vendin e presin sfida të mëdha në vitet në vazhdim. Institucioneve të vendit u duhen njerëz profesionist si Smakiqi”, ka thënë Limaj.
I sapoaderuari tek Nisma për Kosovën, Xhevdet Smakiqi është shprehur i lumtur qe po i bashkohet Nismës. Ai është zotuar se do të japë kontributin e tij tek Nisma për Kosovën.
Ndryshe, Smakiqi ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e PDK-së. Ai ka braktisur këtë parti duke iu bashkuar Nismës për Kosovën
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht