Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i ka reaguar ashpër kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, për deklaratat e kësaj të fundit.
Bërnabiq kishte thënë se serbët e Kosovës nuk po mund të informohen pas vendosjes së taksës, pasi që sipas saj gazetat serbe nuk po lejohen të hynë në Kosovë, raporton lajmi.net.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bosch ka deklaruar se ky qëndrim i Bërnabiq është qesharak.
“Fillimisht, në çfarë shekulli është duke jetuar zonja, shumica e njerëzve marrin lajmet përmes mediave sociale si përmes radio, televizionit e portaleve”, ka shkruar ai
Madje ai ka thënë se taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, është si rezultat i veprimeve agresive të kësaj të fundi.
“Pastaj tarifa është një përgjigje ndaj politikës agresive anti-kosovare që qeveria e saj parashtron dhe së fundi mund të paguhet tarifa nëse duan që të informohen”, ka shkruar ai.
Në fund, Bosch ka shkruar se shpreson që OSBE të mos e merr seriozisht këtë lidere që nuk punon as për të i dhënë të drejta mediave në shtetin e vet.
E konfirmon edhe presidenti i Besiktasit: Kristjan Asllani p...
Çitaku kritikon Gjykatën Specialen: Drejtësia vendoset në gj...
Rrëfim pas 25 vjetësh: Si u vra 15-vjeçari nga sulmi i serbë...
Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kie...
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...