Ischinger: Serbia nuk pyetet për çfarëdo vendimi të ardhshëm mes Kosovës dhe NATO-s

MUNICH, GERMANY - FEBRUARY 16: Wolfgang Ischinger, chairman of the MSC opens the 2018 Munich Security Conference on February 16, 2018 in Munich, Germany. The annual conference, which brings together political and defense leaders from across the globe, is taking place under heightened tensions between the USA, together with its western allies, and Russia. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)

18:49 | 11 Mars 2023
A. B.

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Ischinger, në një replikë ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës në Twitter, ka thënë se NATO do të vazhdojë të ndjekë rrugën e vendosur drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancë dhe nuk do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për proceset e ardhshme në lidhje me Kosovën. Ndërkohë, Ischinger ka kërkuar mendimin e ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, i cili u përgjigj duke thënë se është e rëndësishme që BE-ja dhe SHBA-ja të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO.

Kjo u tha pas kritikave të ish-kryediplomatit kosovar, Petrit Selimi, për kundërshtimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ischinger, nga ana tjetër, nuk e konsideroi këtë si një rrezik, duke thënë se nuk është në dijeni se NATO do të kërkojë pëlqimin e Serbisë për ndonjë proces apo vendim të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Ai gjithashtu kërkoi mendimin e ish-kryediplomatit tjetër kosovar, Enver Hoxhaj, në lidhje me këtë çështje.

Në anën tjetër, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë që ShBA-ja dhe BE-ja ofrojnë një perspektivë të qartë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Është e rëndësishme që BE/SHBA të sigurojnë që Kosova të ketë një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO. PfP [Partneriteti për Paqe] ka “skaduar” pas luftës aktuale Rusi-Ukrainë. Kosova ka nevojë për një plan veprimi për anëtarësim dhe njohje nga 5 vendet e BE-së. Kjo do ta normalizojë Kosovën në Evropë, dhe Evropën në Ballkan”, tha Hoxhaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale